Vodhën 250 litra karburant, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë vjedhur 250 litra karburant.

Shtetasit me iniciale A. K., 46 vjeç dhe M. V., 39 vjeç akuzohen për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agents”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, ndërsa në p[ranga ranë dy persona.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vodhën sasi të konsiderueshme karburanti në firmën ku punonin, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Agents”.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:

– A. K., 46 vjeç dhe M. V., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *