Vlorë/ Zjarr i madh në ullishtet e fshatit Shën Vasil

Një zjarr i përmasave të mëdha  raportohet të ketë përfshirë ullishtet e fshatit në Shën Vasil, Bashkia Himarë.

Zjarri ka rënë shumë  shumë pranë banesave. Banorët apelojnë për ndërhyje pasi zjarri i favorizuar nga era mund të rrezikojë shtëpitë e tyre.

Drejt vendit është nisur zjarrfikëse e Himarës ndërkohë është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikëset e Sarandës.

Po punohet për shuajen e flakëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *