Vlorë/ Makina lëvizte me shpejtësi, drejtuesi humbet kontrollin dhe del nga rruga

 

Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës.

Një automjet tip “Benz” po udhëtonte me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin.

Mjeti ka përfunduar në korsinë tjetër. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *