Vlorë/ I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se Baki Mustafaraj i shpallur në kërkim kultivim kanabisi u kap nga policia dhe u arrestua.

Po ashtu bëhet me dije se Mustafaraj ishte dënuar me 3 vite burg për veprën penale të kultivimit të kanabisit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mazhar”. Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe Stacioni i Policisë Selenicë, mbështetur dhe nga Forca e Posaçme “Shqiponja”. I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukurat e lartpërmendura, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor i koduar “Mazhar”, në kuadër të të cilit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Baki Mustafaraj, 53 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Kotë, Vlorë. 53-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Ky shtetas, në vitin 2014, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, në fshatin Mazhar, Kotë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *