Vlorë/Anohet kamioni në ‘Kuzum Baba’, shpëton shoferi

Një kamion ka rënë në një nga gropat e rrugës Xhemil Bej Vlora, në Kuzum Baba. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht.

Kamioni ka qenë duke kaluar në rrugën Xhemil Bej Vlora, ku si rrjedhojë e punimeve që po zhvillohen në të ka rënë në një prej gropave të shumta.

Kamioni është anuar dhe ka rrezikuar të përmbyset duke rrezikuar edhe jetën e drejtuesit të tij.

Deri më tani nuk raportohet për lëndime njerëzore, por vetëm dëme materiale. Aktualisht po punohet për nxjerrjen e kamionit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *