Vllaznia, cilësuar si një pretendente për titull, shfaqet këtë fillimsezoni si një prej ekipeve me ecuri të paqëndrueshme. Njësoj si vjet, edhe tani Vllaznia ka 6 pikë pas katër ndeshjesh, por vjet në vendin e katërt me 1 fitore dhe 3 barazime.Këtë kampionat kanë regjistruardy fitore dhe dy humbje, e ndodhen janë në vendin e pestë.Sa u përket golave, vjet kishin shënuar 7 dhe pësuar 5, ndërsa aktualisht kanë realizuar 4 herë dhe kanë pësuar plot 6 herë, duke treguar probleme të mëdha në fazën mbrojtëse.
Megjithatë, skuadra e Josës ka shansin të bëjë kthesën në javën e pestë, ku pret Kastriotin në Shkodër, të dielën në orën 17:45. Ndërkohë, në ndeshjen e radhës Vllaznia do të ketë dy mungesa të sigurta për shkak dëmtimesh, pikërisht Liridon Latifin, që ende nuk është riaftësuar dhe Lorik Boshnjakun.Ky i fundit pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen ndaj Egnatias dhe do t’i duhet të qëndrojë tri javë jashtë fushave.Për fatin e tij, kampionati ndërpritet deri në fund të shtatorit dhe kësisoj do të humbasë vetëm sfidën me Kastriotin këtë javë. Ndërkohë, lajm i mirë për trajnerin Josa është rikthimi i Esin Hakajt dhe Herald Markut, që munguan në Rrogozhinë.