Vjosa nga takimi me presidentin Begaj: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, aty ku e ka vendin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke zhvilluar një takim me homologun e saj, Bajram Begaj.

Në një konferencë për mediat, Osmani tha Shqipëria e ka mbështetur shtetin e saj në kohët më të vështira. Sakaq shtoj se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO sa më shpejt, si dhe BE duhet t’i japë mesazhet e duhura Serbisë për tensionet në kufi.

“Tashmë që Shqipëria është anëtare e NATO-s, rajoni është më i sigurt. Uroj Shqipërinë për arritjet në rrugën e integrimit Europian, Kosova do të hecë me të njëjtat hapa. Është koha të marrim hapat e nevojshme. Falënderoj presidentin Begaj për mbështetjen që i ka dhënë çështjes së konfliktit në kufi. Presim që sinjale të qarta nga BE, Serbisë në mënyrë që të ndalojë këtu. Ne kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë në organizatat ku Kosova nuk ka mbështetje. Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, aty ku e ka vendin. Në emër të popullit falënderoj mbështetjen që kanë dhënë në kohët e vështira”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *