Vjedhja e të dhënave/ Rama: Irani na sulmoi në mënyrë brutale, regjimi mund të jetë i paparashikueshëm

Kryeministri Edi Rama nga New Yorku ka reaguar në lidhje me sulmet kibernetike nga Irani.

Rama shprehet se agresioni ishte brutal dhe se ka cënuar shërbimet fizike për qytetarët.

Sakaq theksoi se nuk janë hakeruar të dhëna të vlefshme dhe se nuk duhet të kemi frikë për një akt terrorist.

“Agresioni brutal ka cënuar vendin tonë dhe shërbimet bazike për qytetarë. Kërcënoi ngrehinë e sistemeve. Ne kemi ndërtuar një proces gradual, ndërhyrja ka qenë tek gjithë sistemet e komunikimeve të brendshme. Ne nuk kemi informacione subensitive apo të dhënash personale që mund të keqpërdoren. Numrat e ID janë një e dhënë që ska asnjë vlerë përsakohë që karta nuk ka brenda të dhëna bankare, shëndeti. Komunikimet e marra janë të emailit jo të sekretuara. Ne nuk kemi të dhëna të rëndësishme në sistemet digjitale. Ne nuk kemi të dhëna që të na bëjë të ndihemi të rrezikuar por regjimi i Iranit mund të jetë i paparashikueshëm. Partnerët do na ndihmojnë dhe kemi kërkuar mbështetje. Kemi shumë probleme të tjera dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë për të vendosur sistem mbrojtës”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *