Vizitoi Kosovën, reagon Begaj: Kërkova hartimin e Enciklopedisë Shqiptare, vendet do jenë pjesë e hartës patriotike

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vizitës së tij në Kosovë, ku u prit nga homologia Vjosa Osmani.

Përmes një postimi ‘Facebook’, Begaj shkruan se Shqipëria do të vijojë të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës në Këshillin e Sigurimit në OKB ?? dhe mbështetëse e anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Sakaq shton se vendet vendet do krijojnë një hartë të përbashkët patriotike, ku si destinacion final do të kenë bashkimin në aleancën EuroAtlantike.

Njoftimi i plotë:

I nderuar që vizitën time të parë si President i Republikës së Shqipërisë ?? e bëj në Kosovë ??, në shtëpinë e shqiptarisë.

Sigurova homologen Osmani se Shqipëria do të vijojë të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës në Këshillin e Sigurimit në OKB ?? dhe mbështetëse e anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare. ???? Dy dialekte & një gjuhë, dy Republika & një komb, është harta e përbashkët patriotike me destinacion Brukselin ?? dhe bashkimin tonë në aleancën EuroAtlantike. ???? Projekti për hartimin e  Enciklopedisë Shqiptare,  gur kilometrik në promovimin ndërkombëtar të identitetit kombëtar, të gjuhës, kulturës, trashëgimisë dhe historisë sonë kombëtare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *