Vizitë për inspektimin e punimeve në zonën e Kombinatit, Veliaj: Vazhdojmë me bonusin e qerasë! Do ndërtojmë një komunitet me cilësi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar këtë të mërkurë punimet në zonën e Kombinatit.

Gjatë vëzhgimeve në terren, Veliaj tha se në këtë zonë po merr formë lagjia e re për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës. Sakaq shtoi se qeveria do vazhdojë me bonusin e qerasë deri sa qytetarët të shpërngulen, si dhe do ndërtohet një komunitet me cilësi.

“Nuk do reshtim asnjë ditë të verës për të punuar në lidhje me punimet. Është liruar i gjithë territori në Kombinat dhe po përpiqemi të kapur kohën që u morrëm me gjyqet. CCdo ndërtesë duhet të jetë më e fortë ndaj po bëhet edhe indeksimi. Jemi të fokusuar dhe kemi vbërë bveteja ligjore me zbatuesit. Nuk bëhet gjë e bukur pa beteja dhe ne do vazhdojmë me bonusin e qerasë deri në fund të punimeve. Do ndërtojmë një komunitet me cilësi, do ketë parking dhe parqe. Do jetohet si një komunitet, duke përfshirë kafen, bankat, noteret por mbi të gjitha sigur”, tha ndër të tjera Veliaj.

Puna me rindërtimin po vijon edhe në zonat rurale. Veliaj siguroi se brenda këtij viti historia e rindërtimit aty do të mbyllet. “Kemi ecur shumë më mirë në zonat e tjera rurale. Kur ke një fushë të madhe, në pronësi të shtetit, sigurisht puna ecën më shpejt. Kur ke një molepsje të politikës me zaptimin, me pronat, me gjykata, sigurisht që puna ecën më ngadalë. Ne do të përurojmë shumë shpejt shtëpitë e reja në fshatin e ri në Zall-Herr, për të vijuar më pas me Pezën dhe Baldushkun”, shtoi ai.

Kombinati do të jetë një pol i ri në kryeqytet, jo vetëm me banesa të reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Të gjitha apartamentet janë bashkëkohore, të gërshetuara sheshe urbane, objekte arsimore, që rrisin cilësinë e jetës në këtë lagje të re.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *