Vihen nën hetim dy të rinjtë nga Elbasani dhe Vlora, njëri dhunoi babain ndërsa tjetri gjyshin e moshuar

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Elbasan dhe në Vlorë, ku dy të rinj kanë dhunuar gjyshin dhe babanë.

Sipas policisë Policia e Selenicës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit K. K., 22 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gjyshit të tij.

Ndërkohë Xh. H., 29 vjeç, akuzohet se banues në fshatin Stanaj, Cerrik, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit S. H., të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *