VIDEO+FOTO/ Tre aksidente brenda pak minutash në Rinas, policia drejt vendngjarjes

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Tiranë. Një ambulancë është përplasur me një makinë pranë aeroportit të Rinasit. ‘Priza.al’ ka arritur të sigurojë videon nga vendngjarja.

Nuk dihet nëse arsyeja e aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar ose për shkak të reshjeve të shiut. Sipas informacioneve të para nuk ka të plagosur ndërkohë pritet që policia të mbërrijë në vendgjarje.

Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur për shkak se ka rrëshqitur makina në autostradë. ‘Priza.al’ ka arritur të sigurojë fotografinë teksa mercedesi është përplasur me bordurën.

Mësohet se sapo ka ndodhur një aksident i tretë në autostradë. Në redaksinë e ‘Priza.al’ kanë mbërritur dy video, teksa nuk bëhet e ditur nëse ka plagosur apo shkaku i aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *