VIDEO/ “Tërbohet” moti në Tiranë, rrugët shtrohen me breshër

Moti i keq prej dy ditësh ka zaptuar vendin, reshje shiu të dendura dhe hera herës me rrebeshe dhe furtuna duke shkaktuar probleme në akset rrugore në disa vende, lëndime në njerëz dhe një viktimë deri më tani.

Edhe dita sotme vazhdon të jetë e tillë, ku kryeqyteti është ngritur nën reshjet e dendura të breshërit, që për fat të mirë nuk zgjati shumë.

Në redaksinë e Priza.al ka mbërritur një video me pamjet e reshjeve të breshërit që duken të frikshme.

Kujtojmë që një breshër në të gjithë vendin në këtë periudhë mund të shkaktojë dëme të mëdha në bujqësi. Le të shpresojmë që nuk do të ndodhë. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *