Video/ Skandal në ndeshjen e Ligës së Europës, tifozët godasin njëri-tjetrin me shishe të mbushura me… urinë

Ndeshja midis Uest Hemit dhe Rapidit të Vienës e luajtur për fazën e grupeve të Ligës së Europës prodhoi incidente të pahijshme ku tifozeritë e të dyja skuadrave u përleshen në tribuna gjatë zhvillimit të takimit.

Ishte minuta e 29-të kur Uest Hemi kaloi në avantazh me yllin Deklan Rajs, aty kur dhe filloi lufta e vërtetë. Tifozët filluan të godisnin me sende njëri-tjetrin, për tu përleshur më pas fizikisht.

Sipas gazetës britanike ‘’The Sun’’, tifozët kishin goditur ndaj njeri-tjetri me shije uji të zbrazura dhe të mbushura me urinë. Një skandal i vërtetë që ka bërë bujë në mediat e huaja, të cilat kanë transmetuar dhe pamje të përplasjes. Uest Hemi fitoi me rezultatin 2-0 duke marrë kreun e Grupi H me 6 pikë të plota pas 2 ndeshjesh.

/Burimi: TheSun/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *