Gazetarët ukrainas të grupit investigativ ‘Skhemy’ kanë identifikuar çiftin e bashkëshortëve që diskutonin për përdhunimin e grave ukrainase.
Bëhet fjalë për bisedën mes një gruaje dhe burrit të saj ushtar rus në Ukrainë. Ata janë identifikuar si 27-vjeçari rus Roman Bykovsky dhe bashkëshortja Olga Bykovskaya.
Fraza e thënë nga kjo e fundit “Shko e përdhuno gra ukrainase”, u bë shkak për një sërë reagimesh e revoltash nga e gjithë bota.
Ushtari 27-vjeçar ka marrë pjesë dhe në aneksimin e Krimesë. Familja nga rajoni i Oryol-it, që nga viti 2018 jetojnë në Krimenë e pushtuar dhe kanë edhe një fëmijë.
Pjesë nga biseda në telefon:
Gruaja: Shko e përdhuna gra ukrainase, në rregull? Por mos më thuaj asgjë.
Ushtari: Mundem?
Gruaja: Po, ta lejoj, por përdor prezervativë.