Video/ PD e “thyer” edhe për Bajram! Alibeaj dhe Boçi nuk ulen në një tryezë

Mijëra besimtarë myslimanë festojnë sot në mbarë vendin festën e Fiter Bajramit. Por mesa duket përçarja mes mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kreut të PD, Lulzim Basha vazhdon të ngelet e tillë, edhe në një ditë si kjo.

Në pritjen zyrtare të organizuar nga myftiu i Elbasanit, nënkryetari i grupit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe kreu i grupit parlamentar, Enkeld Alibeaj, shihet të kenë shkuar të ndarë.

I pari ka qenë deputeti Luciano Boçi, i cili shoqërohet nga kreu i PD. Sakaq, i pyetur për shkarkimin e Enkeled Alibeajt ai ka refuzuar të flasë. Ndërsa pyetjes nëse po shmangte një takim me këtë të fundit, duke shkuar kështu të ndarë në takimin e organizuar nga myftiu, Boçi u shpreh se nuk kishte dijeni për ardhjen e tij në Elbasan.

Pyetje: Pas pak do jetë Alibeaj? Po shmangi një takim me të?

“Sot është një ditë feste, për politikë flasim 364 ditë, sot flasim për shpresën, për të mirë, gëzimin dhe lumturinë. Këto do të vijnë bashkë me ngjarjen e tjera që i mirëpresim. Bashkimi është proces, shpresa është proces, dhe të gjitha duhet që së bashku t’i shërbejnë të mirës së vendit.
Jo fare, madje lajmin po e marr nga ju. Do isha shumë i lumtur që bashkë me Alibeajn dhe kryetarin e PD të ishim së bashku në këtë pritje shumë të ngrohtë.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *