(Video) Operacioni anti-drogë në Tiranë/ Zbardhen emrat e disa prej të arrestuarve

Dy grupe kriminale, të cilat shpërndanin lëndë narkotike janë goditur nga policia e Tiranës. Kreu i Policisë, Tonin Vocaj, tha se 20 persona janë arrestuar, dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia ka publikuar momente nga arrestimi i këtyre personave, të cilët ishin pjesë të grupeve të strukturuara kriminale. Ata vepronin pranë shkollave, lokaleve të natës dhe ambienteve të tjera që frekuentohen nga të rinjtë.

Disa prej të arrestuarve: Fabian Qoku,Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani, Jurgen Hasamataj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *