Video/ Nëna dhe foshnja bien me makinë në liqen, shpëtohen mrekullisht

Një nënë me foshnjën e saj kanë mbetur të bllokuar brenda makinës në pamundësi për të dalë, duke rrezikuar të mbyten, ngjarja ka ndodhur në liqenin Taihu në Kinë. Disa punëtorë kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë, të cilët kanë tentuar me ekskavator të ngrenë makinën që kishte nisur të fundosej në liqen. Siç mund ta shihni në video , ata ia dolën, e nxorën në sipërfaqe dhe me një çekiç thyen xhamin e përparmë për të lënë fëmijën dhe nënën të dalin jashtë.
Nëna dhe foshnja u dërguan menjëherë në spital dhe u raportua se janë jashtë rrezikut për jetën.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *