VIDEO/ Në mes të verës ndodh e pazakonta në Venecia! Baticat përmbytin vendin

Mbrëmjen e kaluar në Venecia, u përmbyt nga baticat e detit sheshi Piazza San Marco. Uji arriti në 100 centimetra.

Në Piazza San Marco turistët e shumtë të pranishëm kanë nxjerr telefonat për të filmuar gjendjen nga uji, duke e postuar atë më vonë në rrjetet sociale. Sipas raporteve nga La Nuova Venezia , ditët anormale të baticës së lartë duhet të përfundojnë të ditën e sotme me ujë deri në 100 centimetra.

 

Mose është një sistem i projektuar për të mbrojtur qytetin nga përmbyjtja. Ky projekt vjen në punë vetëm në pragun e 130 centimetra lartësi uji, dhe duke qenë se dje uji arriti vetëm në 100 cm, ai nuk u aktivizua.

/Burimi: Tgcom24/ Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *