VIDEO/ Me shpejtësi ‘skëterrë’ dhe pa patentë, momenti kur shqiptari përplas për vdekje motorristin në Selanik

Mediat greke kanë publikuar momentin e aksidentit ku një 21-vjeçar shqiptar përplasi për vdekje shpërndarësin e picave. Në video shihet sesi makina më shpejtësi ‘skëterrë’ është duke lëvizur në rrugë dhe vetëm pak metra pasi zhduket nga kamera përplas për vdekje 47-vjeçarin, babanë e dy fëmijëve.

Disa kalimtarë që ndodheshin në rrugë nxitojnë për t’i dhënë ndihmën e parë personave të përplasur por 47 vjeçari humb jetën në vend.

Raportohet se shqiptari makinën me të cilën udhëtonte me shpejtësi të madhe e kishte marrë hua tek kushëriri i tij. Ndërkohë ai raportohet se nuk ka patentë për të ngarë makinën madje pas testeve rezultoi se ishte i dehur.

Fillimisht shqiptari u larguar nga vendi i ngjarjes por më pas u rikthye ku edhe u vu në pranga nga policia greke. Në disa media greke raportohet se përveç shkeljeve të tjera shqiptari kishte thyer edhe semaforin e kuq, duke shkaktuar më pas aksidentin me vdekje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *