VIDEO/Ish-sulmuesi anglez harron që kishte shënuar në Champions, shpërthen në të qeshura në emision

Një ish-sulmues kishte harruar një fakt tejet të rëndësishëm në jetën e tij, se kishte shënuar në Champions. Kur ia ka kujtuar këtë fakt moderatori në emisionin ku ishte ftuar, ai nuk e ka mbajtur dot të qeshurën. Piter Krauç, njihet nga të gjithë edhe si person shumë karizmatik dhe që bën shaka, madje edhe kur është në transmetim “live”. Ai ka dhënë një kontribut të madh në fushën e futbollit.

Pas ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ish-sulmuesit i është bërë një pyetje, kur përgjigjja ishte e thjeshtë. Madje protagonist ishte dhe vetë ai.

Ish-sulmuesit iu bë pyetja se cilët janë lojtarët që kanë shënuar në dy ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ndërsa ai është menduar. Pasi tha disa alternativa, Piter Krauç harroi të përmendte emrin e tij. Kur kjo iu tha nga moderatori i emisionit, Krauç filloi të qeshte me të madhe.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *