Video/ Ish-sekretari amerikan Mike Pompeo mbërrin në Shqipëri, takohet me Ramën

Ish-Sekretari amerikan i Shteti, Mike Pompeo ka mbërritur në Shqipëri gjatë një vizite në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Sicc shihet edhe nga videot, kryeministri Rama teksa takohet me Pompeon përpara se ky i fundit të marrë titullin Doctor Honorus Causa.

Lajmin për ardhjen e Pompeos u konfirmua dje nga  ish-deputeti i PS-së, Alket Hysni, i cili ka publikuar edhe fotot nga momenti i mikpritjes. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Sot patëm nderin të mikpresim në Tiranë, për herë të parë, Z. Mike Pompeo, Ish Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ish Drejtori i CIA”, shkruan Hyseni.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *