VIDEO/ Futi më shumë njerëz nga sa ishte e lejuar në dhomë, pushuesi bën copa pronarin dhe shtëpinë

Një emigrant shqiptar që kishte zgjedhur vendlindjen për të kaluar pushimet e kësaj vere ka dhunuar pronarin e hotelit ku është akomoduar. Ngjarja është denoncuar nga një dëshmitar i dhunës që ka lënë 70-vjeçarin me brinjë të thyera e me çarje në trup.

Por si ka ndodhur ngjarja?

Emigrati shqiptar nga Gjermania kishte rezervuar një dhomë për dy persona në hotelin e 70-vjeçarit. Ditën e fundit ai kishte dashur të fuste në dhomë edhe dy persona të tjerë, por kjo gjë është kundërshtuar nga pronari i hotelit. Ky i fundit i ka shpjeguar se pagesa ishte bërë për dy persona dhe jo për katër e për pasojë ai nuk mund të mbante njerëz të tjerë në dhomë.

Pas konfliktit, pushuesi ka kërkuar që të marrë mbrapsht paratë e të gjitha ditëve që kishte qëndruar në hotel. Por pronari nuk ka pranuar t’ia japë. Për pasojë, emigrant e ka dhunuar 70-vjeçarin, i cili aktualisht ndohet në spital. Nuk dihet nëse është marrë ndonjë masë ndaj pushuesit që përveç dhunës, ka shkatërruar edhe dhomën e hotelit ku kishte qëndruar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *