VIDEO/ Futbollisti bën për spital arbitrin, arrestohet në fushë nga policia

Një incident i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e Serisë A2 mes Guarani dhe Sao Paolo RS në Brazil. Lojtari William Ribeiro goditi gjyqtarin Rodrigo Crivellaro Dias duke e dërguar atë në spital. Imazhet janë të tmerrshme dhe tregojnë për momente të çmendurisë së madhe dhe mosbesimit në fushë.

Episodi shkaktoi një lloj përleshjeje dhe kërkoi shpëtim të menjëhershëm. Në fushë mbërriti menjëherë ambulanca dhe urgjentisht e transportoi gjyqtarin në spitalin në Venancio Aires, pranë Porto Alegre, në Brazilin jugor.

William Ribeiro fillimisht u ndalua dhe më pas u arrestua në stadium nga policia. Federata e Futbollit ka deklaruar se Gjykata e Drejtësisë Sportive do të hetojë faktet dhe do të merret me sanksionet përkatëse. Ndërkohë, të dy ekipet i kanë dërguar mesazhe inkurajuese arbitrit të ndeshjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *