Video/ Digjet një banesë në Fier, ja çfarë raportohet

Një banesë në Mbrostar të Fierit është përfshirë nga zjarri. Bëhet me dije se flakët thuajse kanë djegur totalisht shtëpinë, si dhe nuk ka të lënduar në njerëz.

Mësohet se zjarri ka rrënë gjatë momentit kur asnjë prej familjarëve nuk ishte në shtëpi.

Zonja e shtëpisë ishte duke gatuar, ndërsa ka lënë bombolën hapur, duke bërë që banesa të përfshihet nga flakët.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:50, në Mbrostar Ura, në banesën e shtetasit A. M. ka rënë zjarr. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *