VIDEO/ Alarmi për bombë në mes të ndeshjes në Izrael, lojtarët të tmerruar shtrihen në tokë

Pamjet që janë bërë virale tregojnë se si lojtarët gjatë një ndeshje basketbolli në Izrael janë ulur në tokë, pas paralajmërimeve të alarmit për bombë. Një ndeshje basketbolli në Izrael u ndërpre kur ra alarmi i bombës, pasi militantët palestinezë lëshuan qindra raketa në Izrael, ndërsa ky i fundit u përgjigj me sulme ajrore në Gaza, që shkaktuan shumë viktima.

Pasi dikush i sinjalizoi i alarmuar, lojtarët e Maccabi Raanana dhe Maccabi Kiryat Motzkin u shtrinë në parket, duke sjellë në sytë e tifozëve një skenë shumë të frikshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurohoops.net (@eurohoops_official)

Të martën, Izraeli i intensifikoi sulmet në Rripin e Gazës, duke rrafshuar një ndërtesë shumëkatëshe të përdorur nga grupi militant Hamas dhe duke vrarë të paktën tre militantë, ndërsa raketat palestineze binin pothuajse pa ndalim në disa pjesë të Izraelit.

Këto shihen si luftimet më të ashpra mes tyre që nga viti 2014. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua ta zgjerojë ofensivën, ndërsa militantët e Gazës lëshuan një breshëri të ashpër raketash, pasuar nga shpërthime në të gjithë zonën e populluar të Tel Avivit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *