VIDEO/ 101 orë nën rrënoja, momenti ku ekipi shpëton nënën dhe djalin e saj 10-vjeçar

Ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për të nxjerrë njerëzit që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja prej ditësh pas tërmetit në Turqi.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit të ekipeve vazhdojnë në rrënojat e ndërtesave të banimit në rajonin e Dijarbakirit, i cili u prek nga tërmetet 7.8 dhe 7.7 të shkallës Rihter, të cilët shkaktuan më shumë se 21 mijë të vdekur deri më tani.

Ekipet e shpëtimit mbërritën dhe arritën të shpëtojnë nënën 32-vjeçare Sebahat Varli dhe djalin e saj 10-vjeçar Serhat, të cilët ndodheshin në rrënojat e pallatit prej 101 orësh.

Sipas të njëjtave informacione, nëna e plagosur dhe djali i saj 10-vjeçar janë dërguar në spital me autoambulancë nga ekipet e shpëtimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *