VETTINGU/ Prokurori Ndoja: S’kam bërë akuza për askënd, kam mbrojtur veten

 Sot ka nisur procesi i Vetting-ut për Prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja. Ndoja u bë i njohur për opinion publik pas atentatit ku ky i fundit mbeti i plagosur ndërsa humbi jetën shoferin e tij dhe një person tjetër.

Ai është shprehur se nuk ka bërë akuza ndaj askujt, por vetëm ka mbrojtur veten e tij para aludimeve që sipas tij, janë bërë për të.

“Nuk kam bërë akuza për askënd, unë thjesht kam mbrojtur veten përpara aludimeve që janë bërë për mua”, është shprehur prokurori Arjan Ndoja.

Kujtojmë se DISK ka konstatuar përshtatshmëri të figurës për prokurorin e Durrësit. Ndër të tjera sipas DISK, Arjan Ndoja dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penal gjatë detyrës së tij.

Në 2009 dhe 2010 ka rezultuar se ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion, duke caktuar një trupë gjykuese për një konflikt pronash.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *