Vetëvrasja e 31-vjeçarit në Kavajë, ja çfarë ka kërkuar prokuroria për 3 policët

Prokuroria e Kavajës pritet të dorëzojë kërkesën për arrest me burg ndaj tre efektive të arrestuar, në lidhe me vetëvrasjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta dy ditë më parë.

Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Sipas hetimeve me veprimet apo mosveprimet e tyre kane shpërdoruar detyrën, duke mos marrë masa për parandalimin e ngjarjes.

Mësohet se ditën e nesërme policët do të njihen me këto akuza:

  • Nënkomisar Petrit Brahimaj, 61 vjeç, me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë;
  • Inspektor Bexhet Berberi, 60 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë;
  • Inspektor Rushit Kola, 59 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.

Ilvi Meta dyshohet se u vetëvra brenda komisariatit të Kavajës, ndërkohë që familja ka hedhur akuza për dhunë të ushtruar nga punonjësit e policisë, gjë e cila është hedhur poshtë nga ekspertiza.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *