Vendoret/ Meta takon Berishën në selinë e PD

Dy krerët e partive opozitare, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë zhvilluar një takim gjatë paradites së sotme në selinë blu.

Sipas burimeve për Priza.al, më fokus të takimit ka qenë zgjedhjet lokale që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

Po ashtu është mësuar se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar në takim se qeveria ka kapur të gjitha institucionet dhe se po shkojmë drejtë diktaturës.

“Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë. Jemi në kushtet kur është kapur ekonomia, është kapur drejtësia, janë kapur të gjitha institucionet”, ka deklaruar Meta gjatë takimit me Berishën.

Gjithashtu Meta ka komentuar edhe braktisjen e Parlamentit, ku sipas tij, ky vendim  është gabim historik.

“Imagjino se çfarë  në çdo bashki, ku nuk ka këshilltarë”, ka thënë Meta, ndërsa komentuar edhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *