Vendimi i ri i qeverisë/ Rama: Këshillim kombëtar për Shqipërinë, pyetësor për të…

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një vendim të posaçëm të qeverisë së tij të marrë ditën e sotme. Bëhet fjalë për një këshillim kombëtar për Shqipërinë për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me ekonominë, shoqërinë, marrëdhëniet e Shqipërisë me jashtë. Kreu i qeverisë bën të ditur se pyetësori do t’u vihet në dispozicion të gjithë shqiptarëve.

“Jam këtu sot pas mbledhjes së qeverisë për një vendim shumë të posaçëm të qeverisë që e ka zanafillën në zotimin për ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm në drejtim të të gjithë shqiptarëve pa dallim, me besimin se ne shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njeri-tjetrin pa u ndarë në llogoret e vjetra politike që nxisin përçarje, sherr, konfuzion kundër interesit të familjeve shqiptare dhe pikërisht në prag të Vitit të Ri mundësish të reja, vjen dhe kjo nismë e re për këshillimin kombëtar për Shqipërinë. Me një pyetësor të cilin do tua vëmë në dispozicion të gjithë shqiptarëve brenda apo jashtë vendit, do t’i japim jetë një kuvendimi popullor ku do të thithim mendimin e tyre mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, për ekonominë, për shoqërinë tonë. Është koha për t’i lënë pas llogoret e sherrit politik dhe për të menduar për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjërave që na ndajnë, në mënyrë që të hedhim hapa të rëndësishëm përpara duke u këshilluar së bashku për vendime që kanë rëndësi dhe që kanë impakt të drejtpërdrejt në marrëdhëniet e shtëpisë sonë të përbashkët, Shqipërisë me jashtë, në ekonominë e shtëpisë sonë, në gjendjen sociale brenda shtëpisë dhe patjetër edhe në përpjekjen jetike të kësaj shtëpie për të thelluar arritjet dhe adresuar plagët e padrejtësisë në funksion të luftës për drejtësi, deklaroi Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *