Vendimi i Qeverisë për ndërtesat mbi 50-vjeçare, Berisha: Do e vendosë qytetin në dispozicion të klaneve të drogës

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me vendimin e fundit të qeverisë për rivlerësimin e ndërtesave mbi 50-vjeçare, ai po synon që të prishë mbi 96 mijë banesa në Tiranë.

Në një takim me demokratët e disa prej degëve të kryeqytetit, Berisha tha se qeveria ka për synim ta vendosë Tiranën në dispozicion të klaneve të drogës dhe oligarkëve.

“Është mirënjohje për ju, për pritjen kaq të ngrohtë, për punën e shkëlqyer. Për vazhdimin e këtij misioni, këtij revolucioni që është etik për fatet tona, për fatet e shqiptarëve dhe Shqipërinë. Sot ne jemi përpara një regjimi, i cili ka humbur çdo legjitimitet të ekzistojë më tutje. Jemi para një regjimi, për të cilin nuk ka më interesa qytetare por vetëm për pasurimin e tij dhe të klaneve. Vetëm dje, Rama dhe qeveria e tij, miratoi një vendim me të cilin ka qëllim të prishë 96 mijë banesa në Tiranë.

Ka qëllim të vendosë qytetin, troje dhe banesa në dispozicion të klaneve të drogës, të oligarkëve të tij. Pasi shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore të tërmetit, tërësisht të pasurimit të klikës së tij, tani nuk i durohet më. Nuk pret më. Tani autorizoi veten për të prishur çdo pallat dhe banesë të cilën ai e konsideron fitimprurëse, ndërtimin në ato troje. Fitimprurëse për veten dhe suitën e tij. Edi Rama dhe kjo qeveri, duhet të largohen sa më parë. Ata kontrollojnë sot të gjitha pushtetet. Ka shndërruar drejtësinë në një degë të PS-së”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *