Vendimi i KQZ/ Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimin e Berishës

Kolegji Zgjedhor po shqyrton ditën e sotme ankimimin që Sali Berisha ka bërë ndaj vendimit të KAS. Ky i fundit urdhëroi KQZ që të regjistrojë PD-në e Alibeajt në zgjedhje.

Berisha kërkon regjistrimin e PD me të si kryetar. Trupa gjykuese që po shqyrton këtë çështje përbëhet nga gjyqtarët Blerona Hasa (Relatore); Manjola Xhaxho (Anëtare); Emona Muҫi (Anëtare); Esmeralda Xhili (Anëtare); Alma Kolgjoka (Anëtare).

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, tha se PD nuk ka dërguar asnjë kërkesë në Kolegj Zgjedhor dhe Sali Berisha nuk legjitimohet. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe përfaqësuesja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ndërkohë që kjo u kundërshtua nga përfaqësuesi i Berishës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *