Komisioni i Ankesave dhe Komisioneve (KAS), pasi ka përfunduar numërimin e kutive në qarkun e Beratit, ka miratuar tabelën përmbledhëse me rezultatin e ri, i cili nuk ndryshon asnjë mandat.
Ky vendim ka rrëzuar edhe kërkesat e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në zonën zgjedhore të qarkut të Beratit. Palët kanë 5 ditë kohë të ankimojnë vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor.
Tashmë të hënën KAS do të fillojë me shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun e Durrësit.
Relatori Elvis Cefa ka njoftuar:
“KAS pas diskutoi çështjen në tërësi, bazuar në pikën 1d dhe 2 të Kodit Zgjedhor. Ndryshimi i vendimit të KQZ për miratimin e tabelës për qarkun Berat për subjektet zgjedhore dhe kandidat për deputet.
Miratimin e tabelës përbmledhëse sipas rezultateve të dala nga 114 qendrave të votimit sa i përket subjekteve politike dhe 2 qendrave të votimit për kandidatët.
Rrëzimi i kërkesës për shpallje të pavlefshme pasi konsiderohet e gjykuar në kërkesën ankimore numër 35 të paraqitur nga LSI për pavlefshmërinë në qarkun e Beratit.
Ky vendim shpallet sot dhe hyn në fuqi menjëherë. Pjesë e këtij vendimi është dhe vendimi i ndërmjetëm të rrëzimit të kërkesës së LSI dhe kërkesës së PD. Kundër këtij vendimi bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor para Gjykatës Administrative brenda 5 ditëve. U shpall sot në Tiranë në datën 21 maj 2021. Seanca mbyllet. Ditën e hënë fillon shqyrtimi i kërkesave ankimore për qarkun e Durrësit. Relator kolegu Bele’’.