Veliaj nga lagjja e re në Baldushk: Strehojmë 28 familje të prekura nga tërmeti

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar lagjen e re në Baldushk.

Përmes një video-live në rrjete sociale, Veliaj ka ndarë pamjet nga zona ku tha se 28 familje të prekura nga tërmeti do të strehohen në shtëpi disa herë më të mira se ato që kishin me urbanizim, shërbime dhe shkolla afër. Sakaq shtoi se së shpejti pritet të hapen edhe lagjet e reja në ‘Zall Her’ dhe ‘Pezë’, ku shtoi se këto banesa do të jenë edhe një burim ekonomik për zonën, pasi fermerët do kenë mundësi që të zhvillojnë aktivitetet e tyre në tokën e vet.

“Është e disata herë që vij në Baldushk. Ndërkohë qershia mbi tortë janë lagjet e reja, sidomos për familjet që nuk kanë mundësi.

Ne përfunduam një zonë kolektive, është një ndryshim mentalitetit. Fëmijët do të jenë më afër qytetit, duhet të modernizohemi në jetën rurale. Qenia pranë shkollës hap një kapitull të ri, do të hapim edhe lagjen e re në ‘Zallherë’. Mezi presim që këto lagje mos të jenë vetëm banesa por edhe një burim ekonomik. Ka ardhur koha që bujku të ketë krenari që jeton me bukën e vetë dhe që jeton në tokën e vetë”, tha ndër të tjera ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *