Veliaj nga lagjia e re në Zall Herr: Biletë e re për familjet e prekura nga tërmeti, në shtator gjithçka gati

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar këtë të hënë shtëpitë e rindërtuara në lagjen e re në Zall Herr.

Përmes një video-live, Veliaj tha se shtëpitë janë pothuajse gati, si dhe zona do të ketë një vlerë akoma më shumë.

Sakaq shtoi se kantieri i këtyre lagjeve të reja do të jetë një biletë e re për qytetarët e prekur nga tërmeti.

“Është kantieri më i bukur i lagjeve të reja, një biletë e re për t’ia filluar jetës nga e para. Ka asfalt, kanale kulluese, sistem grumbullimi të plehrave, me ndriçim LED, me një park të dera e shtëpisë, me një qendër komunitare për të bërë detyrat. Duket tamam si zonat rezidenciale që i sheh kudo, në Angli, Amerikë, Australi, pa gardhime, që do bëjë xhelozë edhe pasanikët e Lundrës e Farkës. Kush ka qenë dyshues për çështjen e Astirit, mjafton të kalojë sot në Unazën e Madhe për të parë se puna flet vetë! Kush ishte dyshues për rindërtimin, të vijë në Zall Herr, flet puna vetë! Kush beson te puna jonë për Unazën, do flasë puna vetë. Mbaruam Ndroqin, po mbarojmë edhe Baldushkun.

Në Zall Herr jemi më afër fundit. E mira e kësaj pune është se duke mbyllur punët në të gjitha zonat periferike, fokusohemi vetëm në dy pika: në Kombinat dhe te “5 Maji”, ku gjatë verës do të vazhdojmë me shortet për të ndarë apartamentet e reja, duke qenë se një pjesë e madhe e pallateve tek Njësia 4 dhe 8 janë bërë gati për t’u shpërndarë”, nënvizoi ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *