“Varrosa 4 fëmijë, Zoti më la vetëm një”, nëna përballet me të birin: Nusja më hodhi nga shkallët, djali më thotë dil nga shtëpia

Një nënë e cila ka humbur katër fëmijë, tashmë ndodhet në sherr me djalin e vetëm që i ka mbetur. Shqetësimin e saj, Eliverta nga Pogradeci e ka përcjellë në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ku është përballur me të birin.

E moshuara tregon se nusja e djalit e ka hedhur nga shkallët, ndërsa vetë ai i thotë që të ikë nga shtëpia.

Shkak për këtë sherr është bërë shtëpia, për të cilën djali i saj, Erori kërkon pronësinë ose zgjidhjen e problemit për një hapësirë ku ata kalojnë.

Pyetje: Ju jeni një nënë e vuajtur.

Eliverta: Po moj bijë, e vuajtur jam se kam hapur 4 varre, kam varrosur 4 fëmijë dhe Zoti më ka lënë vetëm një.

Pyetje: Me këtë djalë jeton?

Eliverta: Po, me këtë djalë jetoj por më ka hipur një sherr shumë, shumë i madh. Nusja më ka hedhur prej shkallëve, djali më thotë dil prej shtëpisë, e nusja më thotë dil prej shtëpisë.

Pyetje: Nusen keni sjellë sot?

Eliverta: Jo, nuk kam sjellë nusen. S’kam punë me të bijën e botës unë. Unë kam sjellë djalin.

Eliverta: Më ka hipur një sherr në familje dhe kam sherr edhe me djalin, edhe me nusen, edhe nipi ma bën “nëna”, edhe mbesa “do na vrasësh babin, është babi rrugëve” më thonë nipi dhe mbesa. Po jo more bir i nënës se nuk e lë babin rrugëve ta vras por do ta zgjidh unë këtë problem se një djalë ka nëna, 4 i kam të varrosur. “Nëna ti do na lësh rrugëve”, thonë fëmijët.

Erori nis të ndërhyjë duke thënë se kjo situatë po e shtyn të largohet nga shtëpia dhe nis të shtrojë kërkesën e tij ndaj nënës.

Eror: Dua shtëpinë dhe rrugën.

Eliverta: Tët atë e ke shtrirë, ku do ta lësh atë, kush do ta varrosë atë?

Eror: Çfarë thua? Në vend të varroset ai, varrosem unë atje me ata.

Eliverta: Do ta zgjidhim.

Eror: Kur vete në Greqi, nuk e di ti e le ta dinë të tërë. Gjumin copë-copë e bëj unë. Pse? Se mendoj çdo gjë.

Eliverta: Po do ta zgjidhim mo problemin, nuk do ta lëmë.

Eror: Zgjidhe! Kur do ta zgjidhësh?

Eliverta: Po duruam, duruam deri tani, tani do ta zgjidhim problemin. Kemi vajtur vend më vend, çfarë të bëj unë e zeza?

Eror: 2022-shi moj! Ke 20 vjet!

Eliverta: Nuk të jap asgjë unë ore! Sa të më regëtijë një damar unë nuk të jap, këtë të jap!

Eror: Sa të kem krahët, nuk dua t’ia di fare për shtëpinë unë moj!

Eliverta: Kur të vdes unë, merre se nuk kam njeri tjetër, vetëm ty të kam, e merri pastaj të tëra. Mblidh mendjen!/tv.klan

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *