Varianti më i ri i Covid-19/ Ja çfarë duhet të dini mbi “Arcturus”

Një variant i ri i virusit Covid-19 po përhapet aktualisht në të gjithë globin. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka emërtuar “Arcturus”, variantin i cili ka simptoma të reja në krahasim me ato të mëparshëm. Konjuktiviti, i njohur edhe si syri rozë, i cili shpesh kombinohet me kruajtje është sipmtoma kryesore e këtij varianti. Sakaq, vlen të theksohet se Covid-19 mbetet një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në mbarë botën, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku mesatarisht ka rreth 250 vdekje në ditë.

1.Organizata Botërore e Shëndetësisë aktualisht po e klasifikon XBB.1.16 ose Arcturus si një “variant nën monitorim”, i cili është më pak serioz se variantet e reja të Covid. Megjithatë, klasifikimet janë fluide dhe mund të ndryshojnë në çdo kohë.

2.Ky variant ka një shkallë transmetueshmërie më të lartë se llojet e mëparshme.

3.Varianti i ri sjell me vete një simptomë krejtësisht të re të COVID-19: konjuktivitin, i njohur gjithashtu si syri rozë, i cili shpesh kombinohet me kruajtje.

4.Arcturus është përgjegjës për një rritje të numrit të rasteve të COVID në disa pjesë të botës, duke përfshirë Indinë, ku kruajtja e syve është raportuar më shpesh tek fëmijët, së bashku me simptomat tipike të gripit me kollë e ethe.

5.XBB.1.16 është zbuluar në 22 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

6.Arcturus është përhapur më së shumti në Arkansas, Luiziana, New Mexico, Oklahoma dhe Teksas.

7.Ky variant sipas studiuesve nuk ka gjasa të rëndojë shëndetin, kjo pasi njerëzit janë vaksinuar dhe kanë imunitet më të lartë pas infeksionit të mëparshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *