Valbona Mezini e ‘Bindjes Demokratike’ nga Fieri/ Mjaft votuat gjakpirësit tuaj o skllevër! Koha ti hedhim në kaminën e gëlqeres

Një nga problemet më të mëdha që përjeton dhe vuan shoqëria shqiptare, është emigracioni i detyruar. Kjo gangrenë që u shkaktua nga klasa e korruptuar e politikanëve gjakpirësa 30-vjeçarë, po vdes ekonominë lokale. Fieri është një ndër qytetet e falimentuar.

Mjafton të lëvizësh jashtë Tiranës, për të kuptuar se sa rëndë apo e asfiksuar është ekonomia familjare.

Qytetarët ankohen se nuk kanë bukë për të ngrënë. Tregjet janë zbrazur, blerës nuk ka, lek nuk ka, dhe asistencat sociale që dikur i mernin, sot qeveria ua ka hequr.

Shtresat në nevojë janë shtuar nga dita në ditë.

Jashtë vëmendjes si në një pus të thellë, ulërimat e njerëzve në nevojë, nuk i dëgjon askush.

Koordinatorja e ‘Bindjes Demokratike’ për qarkun e Fierit, Valbona Mezini, ishte sot në tregun e qytetit.

Shqetësimet e tregtarëve ishin aq të shumta, e aq të mëdha, saqë kandidatja për deputete e ndjeu veten njëra prej tyre dhe si një prej tyre ajo merr gjithë përgjegjësinë për të qenë zëri i tyre në interes të tyre.

Mezini ndau shqetësimin se partitë e mëdha janë gjakpirëset e qytetarëve, duke ua mohuar bukën, vendet e punës, legalizimet, ekonominë, etj.

Gratë që tregtojnë në treg, njëzëri deklaruan se kanë falimentuar dhe me këtë punë nuk mbajnë dot as familjen, pasi për ato nuk e ka çarë kokën as PD, as PS, as LSI, edhe pse kanë tentuar ti blejnë.

“Por këtë herë, asnjë nuk do të votojë për të korruptuarit”, i thanë shitësit znj. Mezini.

Disa prej grave i qanë hallin se i kanë fëmijët pa punë dhe pa bukë.

Valbona Mezini, një nga kandidatet në listë të Qarkut të Fierit, u zotua se me mbështetjen e qytetarëve fierakë, do të sjellim ndryshimin e merituar që nuk e sollën dot dinozaurët hajdutë të politikës shqiptare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *