Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED i çon renditjen e 3 kandidatëve Gjykatës së Lartë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Gjykatës së Lartë listën 3 kandidatët që do të plotësojnë vakancën në Gjykatën e Kushtetuese. Pas kontrollit të kryer nga KED, në listë është renditur i pari gjyqtari Ilir Toska, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Toska është vlerësuar me 85.44 pikë, ndërsa i ka kaluar të dyja shkallët e vettingut. Në vendin e dytë, në listën e KED është renditur e dyta gjyqtarja Manjola Xhaxho me 83.34 pikë, ndërsa e treta gjyqtarja Holta Zaçaj me 82.2 pikë.

Para pak ditësh, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dhënë dakordësinë për vazhdimin e garës për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për dy magjistratë. Bëhet fjalë për ish-kryeprokuroren Arta Marku dhe ish-kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi.

Trupa e Gjykatës Kkushtetuese nga 8 anëtarë që kishte, ka mbetur me 7. Prej tyre dy janë me mandat të përfunduar, Vitore Tusha dhe Altin Binaj dhe qëndrojnë në detyrë deri në zëvendësimin e tyre. Tani, Gjykata e Lartë do të përzgjedhë një nga tre kandidatët.

Ligji parashikon se KED i përcjell organit të emërtesës, në këtë raste Presidentit, Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë listën e kandidatëve të renditur dhe secili organ, zgjedh mes tre emrave të parë. Gjykata e Lartë propozon dhe ka te drejte emërimi për 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga 9 që ka gjithsej ajo. 3 përzgjidhen nga Presidenti dhe 3 të tjerët nga Kuvendi i Shqipërisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *