Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për dhunë në familje.
Burime bëjnë me dije se K. Ç., 28-vjeç është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 7 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.