Ushtria ruse bombardoi qytetin e Kharkivit, vdes në duart e babait foshnja 5-muajshe

Nëntë persona, mes tyre një foshnjë 5-muajshe, kanë mbetur të vrarë ditën e djeshme nga bombardimet ruse në zonat e banuara pranë qendrës së qytetit, sipas Oleh Synyehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv.

Në mesin e të vrarëve ishte “një familje që po ecte në rrugë, babai që mbante në duar foshnjën e tij pesë muajshe, e cila i vdiq në duar. Ndërkohë mësohet se nëna e foshnjës është plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në spital”, tha Synyehubov, shkruan CNN.

“Armiku bombardoi me MLRS SMERCH, URAGAN dhe me artileri, modifikimi i të cilave po bëhet tani nga ekspertët tanë ushtarakë. Sipas të dhënave që disponojmë, bombardimet janë kryer nga veriu i rajonit, ku trupat tona mbajnë pozicionet e tyre. Kjo ishte një zonë vetëm banimi, kështu që qëllimi i këtij bombardimi mund të ishte vetëm terrorizimi i banorëve vendas”, tha ai.

Mësohet se përveç të vrarëve, kanë mbetur të plagosur edhe 19-të të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *