Uniformat e Policisë/ Ministria e Brendshme nuk pranon pushimin e padisë për PD

Ministria e Brendshme nuk ka pranuar pushimin e padisë ndaj Partisë Demokratike për akuzat e bëra në vitin 2019 në lidhje me tenderin e Uniformave të Policisë, duke e dërguar çështjen tashmë në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Nesër pritet që në Apel të përcaktohet relatori, ndërsa ministria kërkon detyrimin e përgënjeshtrimit të akuzave të bëra nga PD, duke publikuar në mediat kryesore të vendit, vendimin e Gjykatës.

Gjyqi nisi pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike për tenderin e uniformave të Policisë, që sipas selisë blu është një “aferë korruptive” ku u favorizua klienti i qeverisë. Sipas ministrisë, kjo deklaratë ishte shpifje, duke paditur PD. Por gjykata vendosi pushimin e çështjes më 23 mars 2022. Tashmë palët do të përballen në Apel.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *