‘Unë jam Parisjen’ Mbappe flet rreth të ardhmes së tij tek PSG mes lajmeve që e lidhin me Realin

Kylian Mbappe e bëri të qartë se nuk ka plane të braktisë Paris Saint-Germain këtë verë mes interesimit të vazhdueshëm nga Real Madrid.

 

Mbappe dha një përgjigje të prerë kur gazetarët e pyetën për kohën që ai po kalonte te  PSG dhe nëse kishte në plan ndonjë lëvizje te ndonjë klub tjetër. Ashtu i sigurt Mbappe nuk hezitoi të thoshte jo me argumentin se do ishte pjesë e PSG në ngritjen e trofeut të Champions League një ditë.

 

“Hapi tjetër? Fitimi i Ligës së Kampionëve,” tha Mbappe. “Unë kam bërë tashmë një finale, gjysmëfinale, çerekfinale, raundin e 16… Unë kam bërë gjithçka përveç fitores. Kjo është gjithçka që më duhet. Ku dua ta bëj? Në Paris. Unë jam parizian dhe me kontratë. Pra është PSG.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *