Ulsi Manja reagon për vdekjen e policit që punonte taksist: E di situatën, do bëj çmos të ndryshojë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas ndarjes nga jeta të efektivit të burgjeve Luan Cenollari i cili u godit nga një automjet teksa punonte si taksist gjatë orëve të natës.

Manja shprehet se Cenollari la pas dy fëmijë të moshave 27 dhe 22 vjeç si dhe bashkëshorten. Ai thotë se është pranë familjarëve dhe kolegëve. Manja thekson se e di situatën dhe do bëjë maksimumin që ajo të ndryshojë.

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Luan Cenollarit, punonjës i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve, në një aksident automobilistik. Prej së paku 16 vitesh në detyrë, Luani, 57 vjeç, la pas dy fëmijë, djalin 27 vjeç dhe vajzën 22 vjeç, si dhe bashkëshorten.

Jam përkrah tyre në këtë dhimbje dhe do të bëjmë gjithçka për ta lehtësuar sadopak! Jam përkrah edhe kolegëve të tij! E di situatën, dhe po bëj përpjekjet maksimale që ajo të ndryshojë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Cenollari!”, shkruan Manja.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *