Ulet prodhimi i vajit të ullirit në Roskovec, por fermerët nuk do të rrisin çmimet

Prodhimi i ullirit këtë vit nuk ka justifikuar mundin e fermerëve ne bashkinë e Roskovecit. Shkak për ketë janë bërë kushtet e papërshtatshme atmosferike, temperaturat e ulëta gjatë periudhës se lulëzimit apo thatësira e zgjatur gjate stinës së verës.

Këtë vit fermerët kanë marrë vetëm 40% të vajit të ullirit krahasuar me atë që morën një vit më parë. Pavarësisht prodhimit të dobët, fermerët premtojnë se çmimi i vajit nuk do të rritet sivjet.

Në ndryshim nga të tjerat, një prej punishteve në bashkinë e Roskovecit përdor gurët e bluarjes së ullirit për nxjerrjen e vajit. Falë kësaj teknologjie, vaji i ullirit ruan të gjitha vlerat ushqimore dhe është i preferuar edhe në tregun europian. Bashkia Roskovec së bashku me bashkinë Mallakastër janë ndër prodhuesit kryesor të vajit të ullirit në vend.

/Burimi: Top Channel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *