Ukrainë, qendra e Kievit goditet nga dronët kamikaze, tym nga selia e kompanisë elektrike

Sipas korrespondentit të Guardian në Kiev, nëntë shpërthime u dëgjuan në qendër të kryeqytetit ukrainas, disa prej të cilave ndodhën pranë stacionit qendror hekurudhor. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass, e cila citon mediat ukrainase, shtëllunga tymi po ngrihen mbi zyrën qendrore të kompanisë kombëtare të energjisë ukrainase Ukrenergo. Kryebashkiaku i qytetit postoi një foto të një droni kamikaze të shpërthyer në Twitter.

Dy shpërthime të shkaktuara nga dronët kamikaze iraniane shkaktuan zjarr në një ndërtesë jo-rezidenciale në lagjen Shevchenkiv në qendër të Kievit. Kjo u njoftua nga kryetari Vitaliy Klitschko, siç raportohet nga UNIAN. “Zjarrfikësit janë duke punuar. Disa ndërtesa banimi janë dëmtuar. Mjekët ndodhen në vendngjarje. Po sqarojmë informacionet për viktimat e mundshme. Qëndroni në strehimore”, ka shkruar Klitschko në Telegram.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *