“Udhëtimet me charter”, Berisha akuza Ramës: Kryeministri nuk rrit rrogat, por blen një vazo druri 4 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha nga Mallakastra akuzoi kryeministrin Rama se shpenzon miliona euro për udhëtime me charter.

Gjatë fjalës së tij ku prezantoi edhe kandidatin për kryetar bashkie në Mallakastër, Berisha u shpreh se Rama nuk rrit rrogat, por blen 4 mln euro një vazo druri për në oborrin e kryeministrisë.

“Ky fluturon vetë me avion me dhomë gjumi kudo shkon, duke shpenzuar 22 mln euro. Asnjë kryeministër në Evropë nuk i lejon vetës një gjë të tillë. Austria është një vend 10 herë më i pasur se ne, kancelari i Austrisë ia ndalon qeverisë së tij dhe vetes udhëtimin me charter, ministrat economy class vetë ai në business. Kurse Edi Rama mban avion në dispozicion, shpenzon me 137 fluturime 22 mln euro. Edi Rama nuk rrit rrogat, por blen një vazo druri 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë, akt të cilin nuk ka zyrtar në botë që ia lejon vetes

Edi Rama nuk rrit rrogat, nuk rrit pensionet, por shpenzon për vetura luksoze, shpenzon për qëllime të tjera dhjetëra milion euro sikur të ishte i biri i mbretit të Arabisë Saudite apo i sulltanit të Bruneit dhe jo kryeministri i një vendi me probleme të mëdha, të cilit vetëm në këtë qytet janë qindra mos mijëra familje që numërojnë qindarkat për të mbyllur muajin pasi nuk marrin as rrogat e premtuara, pasi ua shkrinë uzinën dhe e kthyen në hekurishte sepse, vodhën qindra milionë euro kredi dhe tani duhej eliminuar që të shënuar falimentimin dhe për të mbajtur për vete paratë e vjedhura”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *