U zhduk në rrethana misterioze në Greqi, gjendet pas 2 javësh shqiptarja 38-vjeçare

Ermalda Arapi është gjetur pas 2 javësh e zhdukur në Greqi. Tashmë 38-vjeçarja është kthyer në shtëpinë e saj.

Ajo humbi kontaktet me familjarët më 18 maj në zonën e Gizit në Athinë teksa autoritetet greke po e kërkonin.

Ende nuk dihet se ku ka qenë Ermalda Arapi gjatë kësaj periudhe, por mësohet se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim.

E reja pritet të merret në pyetje për të kuptuar nëse pas kësaj zhdukjeje, fshihet diçka më shumë se sa thjesht një aventurë.

/Marrë nga: Zougla.gr /Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *