U zhduk 2 vite më parë, gjendet në Mamurras trupi i pajetë i 24-vjeçarit Klevis Lleshi

Ishte shpallur dy vite e gjysmë më parë i zhdukur, policia e Kurbinit ka gjetur trupin e pajetë të 24 vjeçarit Klevis Lleshi. Mësohet se trupi i të riut është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e ADN-së, ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Mati, Klevis Lleshi.

Burime për Priza.al kanë sqaruar se pas daljes së ADN-së familja e 24-vjeçarit ka tërhequr trupin e të riut.

Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve në gusht të vitit 2020 se Klevis Lleshi dyshohej të ishte marrë në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel. Hetimet u shtrinë në kohë dhe në disa qytete, por nuk pati asnjë rezultat në gjetjen e vendndodhjes së tij apo të autorëve të dyshuar, derisa trupi i pajetë u zbulua në në fshatin Shpërdhet Mamurrasit.

Në Dhjetor të vitit 2020 janë gjetur mbetje kockore në Mamurras ku u janë nënshtruar ekzaminimeve dhe në bazë të ADN-së ka rezultuar se i përkasin Klevis Lleshit. Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *